Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka mohuar kategorikisht se mund të ketë një ndarje tjetër brenda partisë që udhëhiqet nga Isa Mustafa.
“ Nuk besoj. Nuk mund të ndodhë asnjëherë në fakt”, ka deklaruar Haziri.
“Ne kemi një marrëveshje që ta respektojmë kandidaturën e Mustafës deri në maj”, ka thënë Haziri në një intervistë në Tv Dukagjini.
I pyetur nëse LDK-ja do të bënte koalicion përsëri me PDK-në, Haziri ka thënë se mënyra se si janë ndarë gjatë koalicionit të fundit, e bën një gjë të tillë të pamundur.
Ai ka thënë madje që nëse LDK-ja i fiton zgjedhjet, PDK-ja mund t’i shikojë vetëm në televizion.
“Shkelja e marrëveshjes së fundit nga Kadri Veseli dhe struktura e tij, dhe mosrespektimi i marrëveshjeve, dhe mënyra se si na kanë organizua mosbesimin. Me bo me i fitu zgjedhjet, PDK-ja veç në televizion mundet me na pa”, ka thënë Haziri.