Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri ka reaguar pas anulimit të festivalit Sunny Hill në Prishtinë. Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Haziri thotë se komuna duhet ta mbrojë festivalin.
“Hajde Përparim, na prijë, krejtve na ki mbrapa kësaj pune. Besoj edhe krejt elitën kulturore të Prishtinës”, shkruan Haziri.
“Është mëkat me e lëshu me ik prej Prishtinës këtë vlerë, me përmasa ndërkombëtare!”, thekson ai.
Shkrimi i plotë i Hazirit në Facebook:
Është e drejtë e Komunës me e dhënë tokën në shfrytëzim për një Festival qysh është Sunny Hill.
Po ashtu, është e drejtë e Komunës dhe detyrë me e mbrojtë Sunny Hillin, me e mbajtë në vendlindje.
Hajde Përparim, na prijë, krejtve na ki mbrapa kësaj pune. Besoj edhe krejt elitën kulturore të Prishtinës.
Është mëkat me e lëshu me ik prej Prishtinës këtë vlerë, me përmasa ndërkombëtare!