Ndryshimi i pikave të marrëveshjes së demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi nga ana e Komisionit për Punë të Jashtme ka ngjallur reagime të shumta në vend.
Ndonëse ditë më parë koalicioni qeveritar dhe LDK-ja arritën një konsensus që kjo çështje të ratifikohet në Kuvend, e njëjta duket të ketë qenë ‘mashtrim’.
Lidhur me këto zhvillime të fundit që po ndodhin është deklaruar edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.
Ai për “Indeksonline” ka treguar se a është ndryshuar me të vërtet marrëveshja nga Komisioni për Punë të Jashtme.
Haziri thotë se partia e tyre ka qëndrim unik sa i përket demarkacionit.
“Tanimë marrëveshja është e konfirmuar dhe mos mbani peng të procedurave parlamentare, por ne nuk kemi ndryshuar qëndrim por i përmbahemi marrëveshjes fjala është dhënë dhe qëndrimi ynë është i konfirmuar edhe si Kryesi edhe si grup parlamentar, kështu që sa më shpejt që vjen ligji në Kuvend ratifikohet më shpejt.
Gjithçka është në rregull, kurgjo nuk është vetëm më shumë janë problematikat eficiale nuk ka të bëjë kurgjo me gjendjen faktike”, është shprehur Haziri.
Ndryshe, kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani së bashku me anëtarët votuan ‘pro’ marrëveshjen dhe të njëjtën e proceduan për në Kuvend. Por, me këtë nuk po pajtohet AAK. Kjo e fundit po kundërshton ashpër ku përmes nënkryetares së këtij komisioni, Time Kadrijaj theksoi se janë ndryshuar pikat e pjesëve përbërëse të këtij Ligji.
Kujtojmë se demarkacioni nuk po mund të ratifikohet as pas 3 seancave, pasi që nuk po sigurohen numrat për ratifikim. Ditëve në vijim i mbetet Kryesisë së Kuvendit që të vendos për seancën e ardhshme ku pritet të votohet demarkacioni.
Më poshtë keni dokumentin se si është bërë ndryshimi i kësaj marrëveshje dhe si është dashur të jetë.
Derisa kështu më poshtë ka qenë e paraparë marrëveshja: