Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku ka folur për Lajmi.net, për liberalizimin e vizave të Kosovës, dhe për meritat që Kryeministri Albin Kurti po ia atribon kësaj qeveria.
Lushtaku ka thënë se kjo dihet botërisht se kushtet e liberalizimit të vizave janë të përmbushura qysh në vitin 2015, dhe ka qenë çështje e vullntetit politik të BE-së të mos votohet deri më tani.
“Dihet botërisht se kushtet e liberalizimit të vizave janë të përmbushura qysh në vitin 2015, dhe ka qenë çështje e vullnetit politik të BE-së të mos votohet deri më tani, dhe sigurisht ne i gëzohemi faktit që Kosova ka arritur një kusht për hekjen e regjimit të vizave, por të thuash që është meritë e qeverisë Kurti, është injorancë e thellë e tyre, sepse edhe eurodeputetët e kanë pranuar se kjo është edhe meritë e qeverive të kaluara”, ka thënë Lushtaku.