1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Lushtaku takoi kryetarin e Lëvizjes Besa, ka një mesazh për shqiptarët në Maqedoni

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku takoi kryetarin e Lëvizjes Besa, Afrim Gashi.

Në këtë takim, Lushtaku dhe Gashi kanë biseduar për referendumin për emrin e Maqedonisë që do të mbahet më 30 shtator. Me këtë rast, ata u kanë bërë thirrje shqiptarëve në Maqedoni që të votojnë pro marrëveshjes me Greqinë për emrin e ri të Maqedonisë.

Ky është njoftimi i plotë i Lushtakut në llogarinë e tij në “Facebook”:

Sot në Shkup takova kryetarin e Lëvizjes BESA, Afrim Gashi.

Në takimin vëllazëror shqiptar dhe konstruktiv, bashkë me kryetarin e BESA-s shprehem gatishmëri për krijimin e urave të reja të komunikimit dhe bashkëpunimit Kosovë-Maqedoni.

Lëvizja BESA tashmë është forca e dytë politike e shqiptarëve në Maqedoni dhe është mirë që punojnë dhe mbështesin proceset reformuese të vendit të tyre.

Kryetari Gashi dhe Lëvizja BESA janë në mbështetje të shqiptarëve të Maqedonisë për referendumin e 30 shtatorit.

Edhe unë si deputet i Kuvendit të Kosovës përmes kryetarit Gashi i ftova të gjithë anëtarët e Lëvizjes BESA dhe përmes rrjetit social u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë që të votojnë pro referendumit dhe të kontribuojnë për të ardhmen evropiane. E ardhmja e Kosovës, e Maqedonisë dhe tërë rajonit tonë është në NATO dhe Bashkim Evropian.

Takime të këtilla si deputet i Kuvendit të Kosovës , do t’i realizoj edhe me kryetarët e partive tjera politike në Maqedoni.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img