1.4 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Lushtaku: Sondazhi i fundit rikonfirmoi rënien e VV-së,  PDK fituese e zgjedhjeve të ardhshme

Sondazhi i fundit nga UBO  i muajit shtator tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje ka rënie ndjeshëm në popullaritet ndërsa PDK-ja dhe LDK-ja kanë ndërruar vendet. AAK-ja qëndron në vendin e njëjtë, kurse Lista Guxo nuk pritet të votohet më shumë se 1.5 për qind, shkruan Prishtinapress.

Deputeti i Partisë Demokratike të  Kosovës (PDK) , Mergim Lushtaku, ka bërë me dije se sondazhi i fundit i publikuar rikonfirmoi rënien e madhe të Vetëvendosjes, e cila, siç thotë ai, vitin e kaluar në këtë sondazh kishte dalë 58 përqind, ndërsa tani ka rënë në 36 përqind.

Ai ka thënë se vetëm për një vit e gjysmë qytetarët e kanë përjetuar zhgënjimin e madh nga një qeverisje pa vizion.

“Pra, për 1 vit e gjysmë qeverisje, qytetarët e Kosovës e kanë përjetuar zhgënjimin e madh nga kjo qeverisje pa vizion dhe me këtë trend deri në fund të vitit VV do të vazhdojë rënien edhe më shumë. Krahas kësaj PDK krahasuar me zgjedhjet e fundit ka shënuar rritje të vazhdueshme dhe konsolidim duke dalë e para në zgjedhjet lokale dhe duke fituar në qytetet më të nëdha të vendit”, ka thënë Lushtaku për Prishtinapress.

Në një prononcim dhënë portalit Prishtinapress, Lushtaku foli edhe për folusimin e PDK-së në ndërtimin e vizionit të ri qeverisës

“Përtej sondazheve, PDK është e fokusuar në ndërtimin e vizionit të ri qeverisës. Qytetarët e Kosovës tashmë kanë filluar të mbështesin njerëzit kompetentë e me vizion për të ardhmen. Ky është edhe përkushtimi ynë dhe i kryetarit Memli Krasniqi që të ndërtojmë një vizion të ri e zhvillimor për vendin, për ta ndalur këtë stagnim që e ka shkaktuar qeverisja aktuale”, shtoi Lushtaku

Ndërsa,  Lushtaku  ndër të tjera tha se në zgjedhjet e ardhshme PDK do të dalë fituese.

“Me besimin e qytetarëve të Kosovës pa dallim, PDK do të dalë fituese e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe do të qeverisë me zyrtarët e saj kompetentë për ta zhvilluar vendin drejt të ardhmes”, përfundoi Lushtaku.

Kujtojmë se në zgjedhjet e fundit nacionale, LVV-ja  doli me mbi 50 për qind, PDK-ja doli e dyta me 17 për qind, LDK-ja doli e treta me 12.7 për qind të votave. Ndërkaq, AAK-ja kishte marrë 7.1 për qind të votave./Prishtinapress/   

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img