Site icon PrishtinaPress

Lushtaku-Sadriu për videon e Haxhiut: Qeveri që në vend të rezultateve servon korrupsion, arrogancë e paaftësi për zgjidhje problemesh

Anëtarja e kryesisë së LDK-së, Jeohna Lushtaku-Sadriu ka reaguar në lidhje me videon e publikuar nga Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ku ka akuzuar prokurorinë speciale.

Lushtaku-Sadriu tha se në mes skandaleve, qeveria ka goditur prokurorinë me video propagandizuese.

Postimi i plotë:

QEVERIA KURTI CËNON RENDIN KUSHTETUES DEMOKRATIK TË KOSOVËS

E humbur në mes të skandaleve, sot qeveria paska vendosur t’a godet prokurorinë me video propagandizuese.

Çka të thuhet për një:

• Qeveri që po rrezikon rendin demokratik të vendit-ndarjen e pushteteve!;

• Qeveri që angazhimin dhe energjine e saj e përdor veq në PROPAGANDË e KRIZA për të mbijetuar;

• Qeveri që në vend të rezultateve servon KORRUPSION, ARROGANCË e PAAFTËSI për zgjidhje problemesh,

• Qeveri që nuk ka realizuar as gjysmën e aktiviteteve të parapara.

Në shërbim të kujt ështe Qeveria Kurti?

Në shërbim të qytetarëve e shtetit të Kosovës, JO!

Exit mobile version