Jehona Lushtaku-Sadriu nga LDK-ja ka kritikuar kryediploamten kosovare.
Në një status në Facebook, ajo ka thënë se Donika Gërvalla Schëarz në Kuvendin e Kosovës foli për servilizmin e rugovizmin, derisa është vet ajo, që i është servilosur Kurtit duke tradhëtuar pikërisht rugovizmin.
“Po pra, ministrja e punëve të jashtme ka zgjedhur të mbështesë veprime e prishje aleancash me miqtë tanë si ShBA e BE, të cilat presidenti historik Ibrahim Rugova i ndërtoi me dekada. Kaq për udhëheqësen e diplomacisë së shtetit tonë. Schäm dich!”, ka shkruar ajo.