0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Lushtaku për ligjin e iniciuar nga ai: “Të gjendet kompromis i përbashkët në të mirë të qytetarëve”

Sot u mbajt mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal.

Me këtë rast u organizua nje dëgjim publik për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete, e inicuar nga Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Mërgim Lushtaku.

Deputeti Mërgim Lushtaku, në këtë dëgjim publik tha se është interesuar për ndryshimin e katalizatorëve të automjeteve dhe për kontrollat teknike dhe se do të mundohen të bëjnë zgjidhjen më të mirë për qytetarët për një kosto më të ulët.

Gjatë diskutimit pati qëndrime të ndryshme edhe nga përfaqësues të shoqatave dhe instituteve. Por deputeti Lushtaku tha se i ka parasysh qëndrimet e të gjithëve pro dhe kundër por që do të vijnë me një qëndrim dhe të arrihet një koncensus të përbashkët që është në të mirë të qytetarëve.

Në anën tjetër Deputeti, Memli Krasniqi, e mori fjalën dhe e përgëzoi deputetin Mërgim Lushtakun për iniciativën e ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit Nr. 05/L-132 për Automjete.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img