Site icon PrishtinaPress

Lushtaku për hedhjen e ujit: Kjo qeveri ka nevojë më së shumti për freskim

Deputeti Mërgim Lushtaku, është deklaruar pas përleshjes fizike që patën me kolegët qeveritarë, në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se aksioni i sotëm i PDK-së ndaj partisë në pushtet, ishte reagim ndaj qeverisë që bashkëpunon me kriminel si Milan Radojiçiq, ndërsa shtoi se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e dhunoi demokracinë dhe fjalën e lirë.

Ndërkaq spërkatjen me ujë ndaj kryeministrit Kurti, Lushtaku e quajti freskim të qeverisë.

”Edhe nëse më vrasin, kam me qëndru i fortë, qysh ka qëndru familja ime në kohën më të vështirë ndaj okupatorit serb”.

”Edhe pse mundohen me na e ndalë fjalën e lirë, ata kurrë nuk do të munden me na ndalë. Sepse të gjithë dëshmorët  e kombit janë sakrifikuar për këtë liri”.

”Si aksion politik që pati PDK me paraqitjen e pankartave, se kjo Qeveri është ”Zdravo”, e në këtë frymë nuk e kemi prit që një zëvendëskryeministër të dhunojë demokracinë”.

”Prandaj unë duke parë të gjitha këto sulme drejt meje dhe kolegëve të mi, ku një shishe me ujë komplet më është gjuajtur mua nga zëvendëskryeministri Bislimi, ku edhe ministrja Haxhiu erdhi më shtyu, dhe ministri Murati kishte një mjet të fortë, e natyrshëm edhe unë kam reagu”.

”Sa i përket shishes me ujë, besoj që të gjithë kanë nevojë për freskim, e më së shumti kjo qeveri”.

Exit mobile version