Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka takuar bashkatdhetarët në Ludwigsburg të Gjermanisë, ku thotë se diaspora gjithmonë ka qenë në shërbim të Kosovës, dikur me plumb, pushkë, e solidarizim, e sot me angazhim politik, votë dhe mendim kritik.
Ai thotë se me mbështetjen e qytetarëve dhe mërgatës, PDK vazhdon rrugëtimin përpara, e fortë dhe e përgatitur për të punuar fortë dhe pa ndalë për Kosovën, për popullin, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Organizim dhe angazhim i shkëlqyer i bashkëkombësve tanë në diasporë, në Ludwigsburg të Gjermanisë.
Diaspora jonë, gjithmonë në shërbim të Kosovës, dikur me plumb, pushkë, e solidarizim, e sot me angazhim politik, votë dhe mendim kritik.
Bashkë kemi arritë ta bëjmë PDK-në një fuqi politike pa pjesëmarrjen e të cilës nuk imagjinohet dot politika kosovare.
Me mbështetjen e qytetarëve dhe mërgatës tonë, PDK vazhdon rrugëtimin përpara, e fortë dhe e përgatitur për të punuar fortë dhe pa ndalë për Kosovën, për popullin!