11.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Lushtaku: Nuk e di se në çfarë cilësie është ftuar në Hagë

Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, para nisjes për në Hagë ka thënë se nuk e di se në çfarë cilësie është ftuar.

Ai po ashtu ka treguar se në Hagë do të intervistohet më 16 janar.

“Do të intervistohem më 16 janar. Nuk e di në çfarë cilësie. Para se të vij këtu kam pasur një vizitë nga kryeministrin Haradinaj”, ka thënë Lushtaku para gazetarëve.

Këto komente Lushtaku i bëri në Aeroportin e Prishtinës, para nisjes për në Hagë.

Lushtaku për në Hagë do të shoqërohet nga djali i tij Mërgim Lushtaku dhe deputeti i Kosovës, Milaim Zeka.

Kurse, ish-komandanti tjetër i UÇK-së, Rrustem Mustafa, do të udhëtojë drejt Hagës, në orën 14:35. Lushtaku pritet të japë japë deklaratën e tij në Gjykatën Speciale ditën e mërkure, ndërsa Rrustem Mustafa ditën e hënë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img