20 C
Pristina
Monday, October 28, 2024

Buy now

spot_img

Lushtaku ngre padi për “shpifje dhe dëmtim reputacioni” ndaj Vetëvendosjes

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, do të dorëzojë padi për “shpifje dhe dëmtim reputacioni” ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, ka njoftuar Partia Demokratike e Kosovës.

Hollësitë rreth kësaj padie nga Lushtaku do të shpalohen në një konferencë për media të njoftuar për në ora 14:00 në Zyrën e Avokates Besiana Ismaili.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën për publikun, ku do të bëhet njoftimi zyrtar lidhur me padinë e ngritur nga z. Sami Lushtaku ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, për shpifje dhe dëmtim të reputacionit.

Konferenca do të mbahet në Zyrën e Avokates Besiana Ismaili, e cila kryeson ekipin mbrojtës të z. Lushtaku, në adresën: Ulpianë, rr. “Motrat Qiriazi” D-4, hyrja 1, nr. 2. Ngjarja do të zhvillohet të hënën, në ora 14:00.

Pjesëmarrja juaj është e mirëpritur për të pasqyruar saktësisht këtë hap të rëndësishëm ligjor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img