Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku i ka ndarë një mirënjohje me motivacion për kontributin e dhënë në çështjen kombëtare gjatë viteve 1990-ta, gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“… dhe kontributin në periudhat e mëvonshme të shtetkrijimit dhe shtetndërtimit, sot nderova me mirënjohje Shqiptar Gubetini, anëtar i familjes patriotike Gubetini, si vlerësim për kontributin e tij personal e familjar në shërbim të atdheut”, ka shkruar ai në Facebook. /Indeksonline/
