Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka kujtuar masakrën e ’99-ës të Izbicës.
Në këtë masakër u vranë 147 persona, ndër ta gra, fëmijë, burra e pleq.
Lushtaku shprehet se kjo plagë nuk do shërohet deri sa të arrihet drejtësia edhe për të viktimën e fundit të Izbicës.
“147 shqiptarë të pafajshëm, fëmijë, gra, burra e pleq, u vranë e u masakruan mizorisht me 28 Mars 1999 në Izbicë. Vrasja, masakrimi e shfarosja ishte qëllimi i këtij krimi serb në Izbicë, i cili lëkundi deri në palcë edhe ndërgjegjen ndërkombëtare për këtë gjenocid ndaj shqiptarëve”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.
“Kjo plagë e madhe e jona nuk do të shërohet deri sa të arrihet drejtësia edhe për të viktimën e fundit të Izbicës! Lavdi e përjetshme!”.