1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Lushtaku kritikon Kurtin: Po bëni lojë me durimin e njerëzve që kanë borxhe

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, e ka kritikuar punën dy vjeçare të Qeverisë Kurti.

Ai i bëri thirrje kryeministrit të vendit, Albin Kurtit, që t’iu kërkojë falje qytetarëve, pasi sipas tij, është duke ua vështirësuar jetën.

“Albin, kërkoju falje qytetarëve sepse nuk mund të fshihesh gjatë gjithë mandatit me luftën në Ukrainë”.

“Tek ne po vazhdon rritja e çmimeve me gjërat jetike, kur kësaj i shton edhe rrëmujën e shkaktuar me Ligjin e Pagave. Po bëni lojë me durimin e njerëzve të cilët kanë borxhe, kredi dhe si rezultat kanë vështirësi për të jetuar me një kosto të jetës mbi 50 përqind”.

“Kjo qeveri me paditurinë e saj për politikat e mirëfillta, për zhvillim ekonomik, me paditurinë e saj për të hartuar plane sesi duhen të reagojë në situata të vështira, ka shkaktuar pasiguri dhe frikë tek qytetarët si do të jetë e nesërmja për ata”, ka thënë Lushtaku.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img