Milazim Gashi ka thënë se ka komandanta të UÇK-së të cilët kanë bashkëpunuar me BIA-n serbe, pas kësaj ka reaguar nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.
Lushtaku ka thënë se Gashi duhet të flas me emrat se kush kanë qenë pjesëtarët e UÇK-së që kanë bashkëpunuar me BIA-n serbe.
Ai gjithashtu ka thënë se Vetëvendosje e ka përdorur dhe vazhdon ta përdorë gjuhën e njëjtë “sikurse ata që kanë punuar për shërbimin serb”.
“Kërkoj prej juve mediave që t’i bëni presion atij zv.minisrit që t’i qetë emrat e atyre pjesëtarëve të UÇK që kanë qenë të lidhur me shërbimin serb. Unë e di që VV e ka përdor gjuhën e njëjtë si ata që kanë punu në shërbimin serb. Ti e ke dëgju VV-në që thotë se shkatërruesit e shtetit janë Thaci, Vesleli, Ramush Hradinaj. Kjo gjuhë është e njerëzve të shërbimit serb.” – ka thënë Lushtaku.