Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka thënë se do të qëndrojë i fortë përball presioneve, në një deklaratë për media të enjten.
Lushtaku, i cili u përfshi në sherrin masiv në Kuvendin e Kosovës, e cilësoi një aksion demokratik gjuajtjen me ujë të kryeministrit Albin Kurti, akt të cilin e kreu ai.
Ai po ashtu tha se është pak e rëndësishme nëse “më godasin apo më vrasin”.
“Është pak e rëndësishme a do të më godasin apo do të më vrasin. Do të qëndrojë i fortë sikurse ka qëndruar familja ime edhe në kohën e okupimit serb. Do të qëndrojmë të fortë në secilin aksion demokratik”, tha ai.
Ai ka paralajmëruar padi ndaj deputetëve e ministrave të LVV-së të përfshirë në përleshje.
“Unë do t’i padisë këta njerëz dhe pres nga organet e rendit të ndërmarrin veprime”, ka thënë Lushtaku.