Aty po diskutohet për investimet kapitale të ndara nëpër komuna, ku opozita thotë se “Qeveria ka diskriminuar komunat ku nuk qeverisë Lëvizja Vetëvendosje”.
Për këtë Lushtaku mbiemrin e kryeministrit Kurti e shqiptoi “Kurtoviq”.
“Të jem i sinqertë edhe e kam pritur një gjë të tillë nga një kryeminsitër që është ky Kurtoviqi. Nuk e kam besuar ndoshta më herët, por të diskriminohet kështu një komunë nuk e kisha pritur asnjëherë”.
“E kam thënë edhe më herët, por më duket bashkë i kisha thënë Miladin Popoviq këtij. Diskriminohet komuna, jo vetëm Skenderaji po çdo komunë që është diskriminuar është gabim”, ka thënë Lushtaku në T7.