-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Lushaku-Sadriu për LVV-në: Shteti nuk i nënshtrohet një partie me mendësi totalitare!

Kryetarja e Forumit të Gruas në LDK, Jehona Lushaku-Sadriu, e ka quajtur “dështim historik” sloganin e LVV-së “Krejt dhe Drejt”.

Përmes një reagimi në Facebook, Lushaku-Sadriu ka thënë se LVV me këtë slogan ka montuar propagandë falso dhe nuk ka dhënë mend e as vizion në zgjidhjen e probleme të qytetarëve.

“VV dëshmoi se: s’ka idenë e qeverisjes në asnjë politikë; e futi vendin në sanksione ndërkombëtare; i varfëroi qytetarët; i mbrojti dhe mirëmbajti të korruptuarit; vodhi miellin e vajin e rezervave të shtetit; i la fëmijët pa libra, por e ktheu Serbinë në fjalorin e saj, prapa së cilës fshihet për të mbuluar krejt dështimet” shkroi mes të tjerash Lushaku-Sadriu.

Ky është reagimi i saj i plotë:

Krejt e drejt’- dështim historik

Për kaq pak vjet qeverisje, u dëshmua se VV-së, as ajo ‘krejt e drejt’, e as propaganda e montuar fake, nuk i ka dhënë mend e vizion për  me i zgjidhë probleme e qytetarëve.

VV dëshmoi se: s’ka idenë e qeverisjes në asnjë politikë; e futi vendin në sanksione ndërkombëtare; i varfëroi qytetarët; i mbrojti dhe mirëmbajti të korruptuarit; vodhi miellin e vajin e rezervave të shtetit; i la fëmijët pa libra, POR e ktheu Serbinë në fjalorin e saj, prapa së cilës fshihet për të mbuluar krejt dështimet.

VV do të mbahet në mend për mashtrimin që ua ka bërë qytetarëve; për korrupsionin e qindra milionëve; për humbjen e miqve dhe sovranitetin e paushtruar!

Kosova do të mbijetojë! Shteti nuk i nënshtrohet një partie, me mendësi totalitare!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img