Kryetarja e Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës njëherit kandidate për deputete, Jehona Lushaku-Sadriu, ka takuar disa banorë të nëndegës së pestë në Klinë.
Lushaku-Sadriu me ta ka biseduar për mësimin tërëditor si dhe planin e LDK-së për uljen e shpenzimeve për familjet kosovare.
Shkrimi i plotë i saj:
Sot e nisa ditën me banorë të nëndegës se pestë të Klinës. Diskutime përmbajtjesore për sfidat e që ka në këtë anë, por edhe për nevojën për të gjetur zgjidhje. Nënave dhe baballarëve që kishin interesim për modelin e reformimit të shkollave, ua prezantova planin e mësimit tërëditor që e kemi bërë në Prishtinë.
Ju tregova për planin e LDK-së, që të ulim shpenzimet e familjeve kosovare. Lidhja Demokratike ka planin më të mirë për mirëqenien e familjes dhe fëmijëve.
Bashkë mund të arrijmë shumë dhe ta jetësojmë ndryshimin e madh më 9 shkurt.