Kryetarja e Forumit të Gruas të Lidhjes Demokratike të Kosovës Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, është “ministre e skandaleve”.
Ajo e pyeti të parën e MINT-it se pse nuk ka dhënë akoma dorëheqje.
“Veç një pyetje është relevante sot: pse nuk ke dhënë dorëheqje ende, Rozetë? Ti s’meriton me qenë vendimmarrëse për fatin e vendit tonë e as për paratë tona!”, tha ajo.
Lushaku-Sadriu, i ka përmendur një varg shkeljesh që Hajdari i ka bërë.
“Ajo, që me nënshkrimin e vullnetin e saj mbyllë media, po thërret konferencë për media?Ajo, që ka blerë vaj me rezervat e shtetit/ paratë tona, mall që kurrë nuk ka arritur në Kosovë;Ajo, që udhëheqë me staf e udhëheqës dikasteresh të emëruar kundërligjshëm nga vet ajo; Ajo, që pasurinë e saj e ka fshehur e s’e ka deklaruar- për këtë është ministre e dënuar; Ajo, që pëfundimisht edhe fëmijë ka shkelur në rrugë dhe nuk është dënuar”, shtoi kryetarja e FG-së së LDK-së.