Kryetarja e Forumit të Gruas të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka bërë me dije se plani i BE-së, i cili mbrëmë është pranuar zyrtarisht nga kryeministri Albin Kurti, i fal Serbisë krimet që i ka kryer në Kosovë gjatë luftës.
Lushaku-Sadriu në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka vlerësuar se ky është rasti i parë në histori që një shtet i fal krimet e luftës pa kërkuar falje agresori.
“Kjo marrëveshje ia fal krimet Serbisë, e harron gjenocidin. Për herë të parë në tavolinë nuk ka më viktimë. Historia nuk njeh rast kur një shtet ia fal krimet një shteti pa kërkimfalje. ASNJËHERË krimet e luftës nuk vjetërsohen, asnjëherë. Në ankth mbesin mbi 1600 familje që nuk dijnë asgjë për fatin e më të dashurve të tyre, e mbi 20 mijë gra të dhunuara gjatë luftës që kurrë nuk gjetën drejtësi. Tash e 24 vjet, ANKTH. Nga jo negociata pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve, në marrëveshje që nuk zbardh fatin e tyre!”, ka shkruar Lushaku-Sadriu.
Postimi i plotë:
Kjo marrëveshje ia fal krimet Serbisë, e harron gjenocidin.
Për herë të parë në tavolinë nuk ka më viktimë. Historia nuk njeh rast kur një shtet ia fal krimet një shteti pa kërkimfalje. ASNJËHERË krimet e luftës nuk vjetërsohen, asnjëherë. Në ankth mbesin mbi 1600 familje që nuk dijnë asgjë për fatin e më të dashurve të tyre, e mbi 20 mijë gra të dhunuara gjatë luftës që kurrë nuk gjetën drejtësi. Tash e 24 vjet, ANKTH.
Nga jo negociata pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve, në marrëveshje që nuk zbardh fatin e tyre!