Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka bërë thirrje ndaj diasporës që të votojnë në zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt.
Përmes një video-mesazhi, Lushaku-Sadriu ka thënë se bashkë me diasporën mund të bëhet ndryshimi për Kosovën.
“Të dashur bashkatdhetarë, Deri më 8 shkurt mund të votoni përmes postës. Bashkë mund të sjellim ndryshimin për Kosovën. Vota juaj bën diferencën!” – ka shkruar ajo në një video të publikuar në Facebook.