-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Lushaku-Sadriu e LDK-së: Nxënësit nuk do t’i kenë librat më 1 shtator në banka

Kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu në një konfernecë për media ka shprehur shqetësimet se Ministria e Arsimit për dy vite me radhë ka deshtuar ti siguroj librat për shkollat.

Lushtaku ka thënë se fëmijet nuk do ti kenë librat në bankat e shkollave dhe se kjo do të duhej të ishte prioritet i ministrisë jo sa para do të merrnin prinderit.

“Shprehim shqetësimin tonë që për herë të dytë, ministria e Arsimit dështon t’i sigurojë tekstet shkollore për nxënësit e Kosovës. Kjo tregon që kjo ministri është e paaftë të përmbushë obligimin e saj ligjor për t’i siguruar librat. Tek e fundit është tepër e rëndësishme jo sa para marrin prindërit, por a i kanë fëmijët librat në bankat shkollore më 1 shtator, rrjedhimisht më 2 shtator, dhe kjo del që është e sigurt që nxënësit nuk do t’i kënë librat, do të ketë vonesa në furnizim sepse prindërit edhe deri sot nuk i kanë informacionet bazike se kur do t’i marrin librat, kur do të subvencionohen, cila do të jetë procedura e aplikimit për subvencion dhe probleme të tjera që dalin nga kjo”, tha Lushaku Sadriu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img