-2 C
Pristina
Wednesday, January 15, 2025

Buy now

spot_img

Lushaku-Sadriu: 1.5 miliardë për Prishtinën, 200 milionë për mësimin tërëditor

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës njëherit kandidate për deputete nga LDK-ja, Jehona Lushaku-Sadriu ka thënë se me planin për 1.5 miliardë euro për Prishtinë, 200 milionë parashihen për mësimin tërëditor.

Lushaku-Sadriu ka thënë se Qeveria e LDK-së do t’i ndajë plot 200 milionë euro, në katër vite, për mësimin tërëditor në të gjithë Komunën e Prishtinës.

“Për prindërit, kjo nismë ofron një lehtësim të madh, duke i dhënë fëmijëve një mjedis të sigurt dhe cilësor për mësim dhe zhvillim. Nxënësit do të përfitojnë nga një arsim i përmirësuar dhe përgatitje më të mirë për të ardhmen.” – ka shkruar ajo.

Shkrimi i plotë:

1.5 miliardë për Prishtinën! 💙
200 milion për mësimin tërëditor! 💙

Kryeministri në ardhje Dr. Lumir Abdixhiku, së bashku me Kryetarin e Prishtinës, Perparim Rama, prezantuan në detaje planet për kryeqytetin në mandatin 4 vjeçar!

Qeveria e LDK-së do t’i ndajë plot 200 milionë euro, në katër vite, për mësimin tërëditor në të gjithë Komunën e Prishtinës.

Kjo reformë e rëndësishme do të përfshijë 28 mijë fëmijë të klasave 1 deri në 5, duke garantuar shujta të ngrohta, shkolla moderne, digjitalizim dhe qëndrim prej 8 orësh në shkolla.

Për prindërit, kjo nismë ofron një lehtësim të madh, duke i dhënë fëmijëve një mjedis të sigurt dhe cilësor për mësim dhe zhvillim. Nxënësit do të përfitojnë nga një arsim i përmirësuar dhe përgatitje më të mirë për të ardhmen.

Me LDK-në, kryeqyteti do të përfitojë:

500 milionë euro për shëndetësi!

200 milionë euro për mësim tërëditor!

120 milionë euro për sport!

360 milionë euro për Unazë!

120 milionë euro për ngrohje!

100 milionë euro për kulturë!

45 milionë euro për teknologji!

Nga Prishtina mësimin tërëditor do e bëjmë në gjithë Kosovën.✌🏼

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img