Kryetarja e Forumit të Gruas në LDK, Jehona Lushaku-Sadriu, në debatin Politiko, është shprehur se përmbushja e kritereve të reja vlen për të gjitha shtetet që janë në zonën Shengen, pasi Kosova është afër këtij procesi vlen edhe për të.
“Shtetet e Shengenit me përparimin e teknologjisë edhe me nevojën që paraqitet ato përditësojnë të dhënat dhe sistemet e tyre në të cilat në të cilat vendosen të dhënat përsonale se puna e vizave është çështje e punëve të brendshme dhe menaxhimit të të dhënave të shtetit prandaj kjo është përditësuar tani të gjitha shtetet e kanë obligim të zbatojnë atë dhe si e tillë meqë Kosova është pranë hyrjes në marrëveshjen e Shengenit duhet t’i nënshtrohet edhe ajo”, tha Lushaku./Prishtinapress/