7.7 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Lushaku e cilëson Mehajn si spektator: Kurti merrte vendime në fushën e mbrojtjes

Zyrtarja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, është shprehur të martën se ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka shikuar si spektator teksa sipas saj, kryeministri Albin Kurti, merrte vendime në fushën e mbrojtjes.

Këto veprime sipas saj, e dëmtonin Kosovën, transmeton Paparaci. Ajo po ashtu shkroi në Facebook se Kurti dhe klima e tij nuk është duke u bërë e durueshme as për ministrat e tij.

“Ka shikuar si spektator, ministri i ardhur nga mërgata Mehaj, teksa kryeministri blente dronë që as në Kosovë s’mund t’i lëshonte; teksa kryeministri acaronte gjuhën ndaj KFOR-it; teksa i anulohej pjesëmarrja e ushtrisë sonë në Defender 23; teksa për punët në ministri pytej zëvendësministri. E për një të ulur në parada ushtarake, më mirë të dorëhiqesh”, tha ajo.

“Klima albiniane e padurueshme edhe për ministrat. Por, jo për ata që i shërbejnë kontratave njëburimore, shpenzojnë rezervat e shtetit pa procedurë e ambasadorëve skandalozë-milionerë. Jo vetëm dorëheqje, përgjegjësi!”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img