Jehona Lushaku, nënkryetare e Prishtinës dhe kryetare e Forumit të Gruas të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka shprehur mbështetjen e fuqishme për vendimin e gjykatës për lënien në fuqi të dënimit me burgim të përjetshëm për Dardan Krivaqë. Krivaqa u dënua për vrasjen mizore të 18-vjeçares Marigona Osmani, krim që tronditi vendin.
Në këtë kontekst, Lushaku kritikoi edhe Qeverinë e Kosovës duke thënë se pavarësisht përpjekjeve dhe avokimit të vazhdueshëm të grave për të avancuar pozitën, mirëqenien dhe sigurinë e grave dhe vajzave në Kosovë ndër vite, kohët e fundit shteti nuk ia ka dalur.