Nënkryetarja e Parlamentit Evropain, njëherësh raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunaçek ka qenë e shkurtër në deklaratën e saj para gazetarëve pas takimit që ajo bashkë me komisionarin Hahn ka pasur me krerët politikë në vend.
“Ishte një diskutim shumë i mirë. Mendoj se është e rëndësishme që të kemi debat me njerëz që nuk pajtohen gjithmonë për çështje të njëjta. Çfarë më pëlqeu më së shumti është se të gjithë u pajtuan se është tejet e rëndësishme për Kosovën që të ecë në rrugën e integrimit evropian”, ka thënë ajo, teksa është larguar për një takim me shoqërinë civile në Kosovë.
Pas përfundimit të takimit, kreu i LDK’së, Isa Mustafa dhe ai i PDK’së, Kadri Veseli nuk kanë folur për media. Derisa liderët e Opozitës kanë treguar se kanë shfaqur edhe njëherë qëndrimet e tyre për Demarkacionin dhe vizat.