Site icon PrishtinaPress

Lumir Abdixhiku refuzon ftesën e Kurtit për takim

Pas takimit Gabriel Escobar, me emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, kryeministri Albin Kurti ka dërguar një ftesë partive opozitare për takim.

Lidhja Demokratike e Kosovës e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku nuk do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga kryeministri, të premten.

Kështu bëri të ditur për Gazetën Insajderi, zëdhënësja e partisë, Sibel Halimi. Ajo tha se Kurti duhet të raportojë në Kuvendin e Kosovës për këtë çështje dhe se LDK-ja do të ritheksojë qëndrimet e saja.

“Për temën e dialogut, Kryeministri i Kosovës duhet të raportojë vetëm në Kuvendin e Kosovës. Aty LDK do t’i ritheksojë dhe qëndrimet e saja. Ky ka qenë dhe dakordimi i liderëve nga takimi paraprak”, tha ajo.

Halimi tha se për LDK-në “marrëveshja finale me Serbinë duhet të bëhet vetëm rreth njohjes reciproke”.

“Për LDK-në, marrëveshja finale me Serbinë duhet të bëhet vetëm rreth njohjes reciproke. Në këtë marrëveshje të njohjes, rendi kushtetues, integriteti territorial e sovraniteti i vendit janë të panegociueshme”, ka thënë Halimi.

Ftesës se Kurtit pozitivisht deri tani i është përgjigjur AAK, ndërsa PDK ka thënë se do të presin detaje nga Zyra e Kryeministrit pastaj do të vendosin nëse do të shkojnë.

Exit mobile version