3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

“Lumir Abdixhiku i kompleksuar nga Albin Kurti” – deklarata e Hysenit nxitë debat

Zgjim Hyseni nga Partia Socialdemokrate (PSD), ka komentuar në “Pressing” të T7, fotografinë e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), i cili u takua me degët në Prishtinë të kësaj partie politike.

Hyseni tha se skenografia tregoi se “Abdixhiku është i kompleksuar pas figurës së Albin Kurtit”.

”E ke pasur në një anë LDK-në që krejt diskursi ka qenë në një formë shfajësimi për të kaluarën. Ke muajt me vrejtë edhe një lloj kompleksi me figurën e Albin Kurtit, nëse e sheh skenografinë e Lumir Abdixhikut para 10 ditëve. E sheh që ai është i kompleksun me figurën e Kurtit”, ka thënë Hyseni.

Por në studio u tha se ky konstatim i Hysenit “është hiperbolizim”.

Gazetari Ilir Mirena tha se kjo fotografi nuk e ka merituar këtë vëmendje, duke shtuar se konkluzat e Hysenit janë të rënda.

“Edhe unë e kam kritiku atë ditë, por besoj që nuk e ka meritu gjithë atë vëmendje. Ka qenë takim i pesë degëve. Është tepërmi me ardhur në kësi konkluza kaq të rënda”, ka thënë Mirena.

E gazetari Valon Syla tha se nuk beson se kjo fotografi është e konceptit të Abdixhikut, duke shtuar se ishte një gabim i fotografit.

“Tu e njoftë LDK-në e Abdixhikun nuk besoj që dëshiron me ndërtu këtë. Por tu ia njoft mentalitetin me një këmbë LDK me një këmbë VV, ai fotografi e ka bë këtë foton në këtë mënyrë me bë pak Abdixhikun me u shty me Albin Kurtit. Nuk besoj që është koncept i Abdixhikut personal”, ka thënë Syla.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img