Site icon PrishtinaPress

Lumir Abdixhiku e ngritë në detyrë zyrtarin e lartë të partisë së tij

al Lokaj, anëtari i kryesisë së LDK-së në degën e Deçanit, është ngritur në detyrë në ministrinë e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku.

Nga Inspektor për Infrastrukturë Rrugore, Lokaj do të jetë ushtrues i detyrës së Drejtorit të Departamentit për Menaxhimin e Rrugëve.

Vendimi për ngritjen në detyrë të zyrtarit të LDK-së është marrë më 17 prill 2020, shkruan Insajderi.

Kush është Mal Lokaj?

Lokaj është një prej njerëzve kryesor të partisë së Isa Mustafës në anën e Deçanit.

Ai ka qenë edhe kandidat për kryetar të kësaj komune në vitin 2017.

Në prill të 2019-ës ai është zgjedhur edhe anëtar i kryesisë së kësaj partie në degën e Deçanit, shkruan Insajderi./Insajderi.com

Exit mobile version