0.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Lumezi tregon se çfarë do të ndodhë me 20 mijë emrat e publikuar të veteranëve

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë një aktakuzë për 12 të akuzuak për rastin “Veteranët”.

Lajmi.net ka siguruar këtë aktakuzë, ku janë të përfshirë 20 mijë emra të veteranëve që dyshohet se kanë përfituar kundërligjshëm pensione nga shteti. Lajmi.net ka publikuar të gjithë emra në zonat ku prokuroria dyshon se ka ‘mashtrim’.

Publikimi i listave nga lajmi.net ka ngjallur reagime të shumta, pasi shumë veteranë të “vërtetë” e kanë gjetur veten aty andaj edhe kanë dërguar ankesa në prokurori.

Mirëpo, asnjë nga 20 mijë emrat e publikuar si veteran të rrejshëm nuk janë duke u hetuar nga Prokuroria e Shtetit. Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka pohuar se secili prej këtyre 20 mijë personave, emrat e të cilëve u publikuan ditë më parë, në një farë mënyrë kanë kontribuar për luftë, por shton se të njëjtit mund të mos i kenë plotësuar kriteret për ta fituar statusin e veteranit të UÇK-së. Në anën tjetër njohës të çështjeve të drejtësisë e shohin të domosdoshme një rishikim të aplikacioneve nga një komision i ri qeveritar

Asnjë nga emrat e publikuar ditë më parë në listën e 20 mijë personave të cilët e kanë fituar statusin e veteranëve nuk janë të dyshuar, apo të akuzuar.

Të gjitha aplikacionet e tyre do të shqyrtohen në prokuroritë themelore dhe nëse vihet në përfundim që ndonjëri prej tyre ka falsifikuar, ka mashtruar ose ka bërë legalizim të përmbajtjes së pavërtetë, atëherë ajo mund të konsiderohet si vepër penale dhe të procedohet tutje.

Kështu ka deklaruar kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi në një prononcim për gazetën “Zëri”, duke  shtuar madje se asnjëri prej tyre nuk janë të propozuar as si dëshmitarë nga prokuroria.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img