-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Lumezi e Havolli koordinohen për parandalimin e korrupsionit

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka pritur sot në takim drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havollin, drejtorin për Parandalimin e korrupsionit, Afrim Atashi si dhe drejtorin e Departamentit për Luftimin e korrupsionit, Blerim Kelmendi.

Në kuadër të veprimeve të përbashkëta, kryeprokurori Lumezi dhe drejtori Havolli, kanë diskutuar për zbatimin dhe mbikëqyrjen e Strategjisë Kombëtare Kundër Korrupsionit 2018 – 2022, për plotësimet dhe ndryshimet e pritura në legjislacionin kundër korrupsionit.

Lumezi e Havolli kanë diskutuar edhe për aspektet që ndërlidhen me parandalimin dhe eliminimin e shkaqeve të korrupsionit përmes deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik. Po ashtu, ata kanë diskutuar për parandalimin e shfaqjes së situatave të konfliktit të interesit si dhe ngushtimi i hapësirave për korrupsion në prokurimin publik.

Ndërkaq, kryeprokurori Lumezi ka thënë se prioritetet kryesore i Prokurorit të Shtetit, është ndjekja e suksesshme e veprave penale që ndërlidhen me krim të organizuar dhe kundër ekonomisë.

Po ashtu, Lumezi ka theksuar se mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, të ardhurave, dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare është vepër penale, dhe se Prokurori i Shtetit, do të ndërmarr ndjekjen penale ndaj atyre që nuk deklarojnë apo bëjnë deklarim të rrejshëm të pasurisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img