3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Lumezi dhe Hoxha pajtohen të rrisin bashkëpunimin ndërmjet institucioneve

Është mbajtur sot Konferenca e tretë vjetore e prokurorëve të Shtetit, e organizuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, në mbështetje të Ambasadës Amerikane në Prishtinë me moton “Të pavarur, profesional dhe llogaridhënës në kërkim të drejtësisë”.

Në këtë konferencë, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha janë pajtuar që të rritet bashkëpunimi për ndryshimin e kritereve të PSRK-së më qëëlim që të rritet numri i prokurorëve dhe të rritet efikasiteti në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Periudha që është para nesh do të jetë gjithnjë e më e vështirë, sfidat që i kemi përballë janë reale, serioze dhe janë të shumta, ato nuk do të kapërcehen me lehtësi dhe në një kohë të shkurtër, por besoj se do t’ia dalim sepse ne kemi vendosur që të forcojmë vetëdijen e çdo prokurori për rëndësinë e rolit të tij në përmbushjen e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore. Ajo që kërkohet nga ne është një epokë e re e përgjegjësisë sepse kemi shumë detyra para nesh, shtetit dhe partnerëve ndërkombëtar. Prandaj nga të gjithë ju prokurorët e shtetit pres angazhim maksimal në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe korrupsionit, jemi të vetëdijshëm që sfidat që i ka Kosova në luftën kundër këtyre dukurive janë sfida që do të na shoqërojnë gjatë gjithë procesit për anëtarësimin tonë në strukturat e BE.  Roli i Prokurorisë, në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave dhe në drejtim të rritjes së efikasitetit të kësaj lufte është vendimtarë”, ka thënë Lumezi.

Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha, ofroi përkrahje të plotë dhe theksoi se sistemi i drejtësisë duhet të jetë sa mё funksional, me qëllim të forcimit të shtetit, aderimit në mekanizmat rajonal dhe ndërkombëtar, i plotësimit të standardeve dhe integrimit në BE si dhe është çelësi i zhvillimit ekonomik.

“Edhe pse Ministria e Drejtësisë ka kompetenca mjaft të kufizuara në drejtim të prokurorisë e gjyqësorit, është kënaqësi e jona që të mund t’ju dalim në ndihmë me vendosjen e politikave më të mira për të  funksionuar sistemi i drejtësisë në vendin tonë. Çelës i suksesit të punës së Prokurorit është rritja e transparencës dhe llogaridhënies dhe se në këtë drejtim janë duke u rishikuar një sërë ligjesh, si ai i Kodit Penal, Procedurës penale, Ligji për gjykatat dhe një sërë ligjesh tjera që përmirësojnë efikasitetin e gjykatave”, ka thënë Hoxha.

Në këtë konferencën përveq të gjithë prokurorëve të shtetit, morën pjesë edhe kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës Blerim Isufaj, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, përfaqësues të BE-së në Kosovë, përfaqësues të EULEX-it, përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Prishtine dhe mysafirë të tjerë./Lajmi.net/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img