Banori i Big Brother VIP Kosova, Lumbardhi, që nga momenti i hyrjes në shtëpi, e shfaqi hapur pëlqimin e tij ndaj Albës.
Por kjo e fundit “ia preu shkurtë” duke i thënë se nuk ka pëlqim ndaj tij, dhe se do të mbesin vetëm shokë.
E Lumbardhi refuzimin e Albës e vuajti shumë, ani pse me hyrjen e Kaderit, si duket e harroi paska, duke shpërthyer në ofendime ndaj Albës.
Së fundmi banorët kanë pasur një ‘Pigjama Party’, ku Lumbardhi me Kaderin shihen duke vallëzuar, por ndëgjohet teksa flet për Albën.
“Kjo drrasa, e vogla, kjo me makeup, Alba e nisi tu e dridh, qata thash kjo drrasa”, ndëgjohet Lumbardhi, teksa qeshin me Kaderin.