Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, pezullimin e certifikatës së Klan Kosovës e ka cilësuar si një prej vendimeve më të errëta që është marrë që nga koha e luftës.
Në një reagim të dytë, Peci ka shkruar për pasditen e 5 korrikut 1990 kur ishte ndodhur në afërsi të Radio Prishtinës bashkë me një mik të tij, e kur forcat serbe kishin rrethuar RTP-në e kishin hyrë brenda.
Peci ka treguar se si ishte arrestuar Zekiria Cana, i cili kishte kërkuar largimin e forcave serbe nga aty. Peci tregon se Zekiria Cana pastaj ishte marrë me autoblindë nga forcat serbe.
Ai tutje thotë se për një ngjarje të tillë kishin lajmëruar Zërin e Amerikës, e ku lajmi ishte transmetuar në atë mbrëmje.
Shkrimi i plotë:
Si sot me kujtohet pasditja e vonshme e 5 korrikut i vitit 1990. Isha afer Radio Prishtines me nje mik timin, Nexhin, kur tanime trupat speciale te policise se Serbise e kishin rrethuar ate dhe kishin hyre brenda.
Pak hapa para nesh ishte Dr. Zekiria Cana, i cili ju drejtua policise “une jam Sekretari i Keshillit per te Drejtat e Njeriut, keni pese minuta qe ta zhvendosni kete makineri nga ketu, se nuk mund te mbyllni Radio Prishtinen”. Policia serbe e prangosi menjehere, dhe ai kryelarte hyri ne autoblinde. E kam adhuruar shume Dr. Canen per kete akt trimerie.
Ndersa, une me Nexhin, pas pak minutave e lajmeruam Zerin e Amerikes per ate se cfare ndodhi, dhe lajmi u transmetua ne po ate mbremje.
Lavdi Dr. Zekiria Canes! Po duket se shume njerez kane harruar neper cfare eshte dashur te kalohet qe te shijojme lirine dhe shprehjen e lire, dhe per me teper, nuk jane duke ia dite vleren e saj!