Site icon PrishtinaPress

Lulzim Hetemi shihet pas gjashtë muajsh jashtë objektit të Komunës së Leposaviqit (FOTO)

Ka mbi gjashtë prej kur ka marrë mandatin e kryetarit të Komunës së Leposaviqit.

Prej atëherë Lulzim Hetemi nuk është larguar nga vendi i tij i punës. Por duket se ai më nuk është duke qëndruar vetëm brenda objektit komunal.

Në një fotografi të publikuar, Hetemi shihet që sot ka dalë në oborrin e komunës, për të pritur dy bashkëpartiakë të tij.

“Kënaqësi t’i pres në takim Sekretarin Organizativ të LVV-së, Alim Rama dhe nënkryetarin e Qendrës së LVV-së në Mitrovicë, Alban Uka”, ka shkruar Hetemi në profilin e tij në Facebook, përcjell KlanKosova.tv.

Exit mobile version