Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka marrë vendim që të mos lejojë vendosjen e flamujve serbë në territorin e kësaj komune.
Ky vendim i tij lidhet me një kërkesë të disa qytetarëve serbë, siç raporton Tanjug, për të shënuar festën e Shën Vasili Ostrogut, më 12 maj.
Kjo ka bërë që të ketë reagim të Listës Serbe, që këtu ka njohur Kushtetutën e Kosovës, duke u thirrur se vendosja e simboleve lejohet me ligjet e Kosovës.
“Kjo është pamja e luftës së Kurtit kundër krimit dhe respektimi i ligjeve”, është shprehur subjekti politik serb.
KlanKosova.tv ka provuar që të kontaktojë me kryetarin Hetemi për të konfirmuar raportimet, por që deri në momentin e botimit të lajmit nuk ka pranuar përgjigje.