Site icon PrishtinaPress

Lulzim Hetemi i shkon në zyre Bulliqit, ky jep detaje për çka folën

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka vizituar sot Kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqin.

Për këtë vizitë ka njoftuar vetë Bulliqi, që ka thënë se e ka përgëzuar Hetemin “për qëndrueshmërinë dhe vendosshmërinë e treguar për të qeverisur me komunën përkundër telasheve dhe sfidave të ndryshme”.

Tutje, Bulliq ka thënë se me Hetemin kanë folur për fushat ku mund të bashkëpunojmë si dy komuna.

“Shpreha mbështetjen e plotë për kryetarin Hetemi dhe stafin e tij, si dhe i sigurova që do të jemi në krah të tyre për t’ju ndihmuar në ballafaqim me problemet e ndryshme që mund të ju shfaqen në realizimin e detyrave të tyre”, ka shkruar Bulliqi.

Exit mobile version