-1 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Lulzim Hetemi e bën gjumin edhe sonte në komunën e Leposaviqit, thotë se nuk e ka aspak problem

Kryetari i Leposaviqit Lulzim Hetemi po vazhdon t’i kalojë netët në objektin e Komunës. Ai për IndeksOnline ka thënë se është nata e dytë e tij, që do ta kalojë në objektin e komunës së Leposaviqit. Ai thotë se netët po i kalon në komunë, me qëllim që mos ta provokojë situatën.

” Në Komunë ka me flejt dhe sonte, për të mos e provokuar situatën. Parmbrëmë jam kanë në shtëpi, ndërsa mbrëmë dhe sonte ka me bujt në komunë, kështu që sonte është nata e dytë.  Këtë po e bëjë për shkak të situatës, shkaku i provokimeve s’po mund të dal”, tha ai.

Ndërsa thotë se nuk e ka aspak të vështirë, që ta kalojë natën në vendin e  tij të punës, në objektin e Komunës.

“Nuk e kam vështirë të fle këtu, mirë është. Kështu është gjendja s’kemi çfarë të bëjmë”, i tha ai Indeksonline.

Ndryshe, kryetarët e rinj të komunave të veriut, kanë hasur në rezistencë të serbeve lokal, në momentin kur ata kanë kanë dashur të fillojnë punën në objektet komunale. Protestat e serbeve lokal duke i kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptar, po vazhdojnë tash e sa ditë, në tri komunat veriore.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img