-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Lul Raka ngre alarm për variantin britanik: Shpejtësia e përhapjes deri në 70 përqind

Mikrobiologu Lul Raka ngre alarmin për variantin britanik të COVID-19, pasi sipas tij, ka shpejtësi më të madhe të përhapjes.

“Nëse shpejtësinë e përhapjes e ka deri në 70 për qind më të lartë atëherë kjo do të thotë se një numër shumë i madh i njerëzve mund të infektohen në një periudhë kohore shumë më të shpejtë dhe kjo automatikisht do ta rriste numrin e hospitalizimeve, do ta rriste edhe numrin e vdekjeve. Prandaj këto variante duhet të jenë alarm për të gjithë”, tha Raka për RTV21.

Ai ka folur edhe për efektin e vaksinës te variantet e reja të koronavirusit.

“Vaksina është element shumë i rëndësishëm edhe në uljen e varianteve të reja sepse ndryshimi është normal te të gjithë viruset sidomos te viruset ku bën pjesë Covid-19”, shpjegoi Raka.

Ndryshe, ditë më parë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, bëri të ditur se ka rritje të rasteve të infektimeve me variantin britanik.

Një studimi i botuar së fundi në “British Medical Journal” vë në dukje se personat e infektuar me variantin britanik kishin ndërmjet 30% deri 100% më shumë të ngjarë të vdisnin sesa ata të infektuar me variante të tjera, me një normë mesatare rreth 64%.

Që pas zbulimit për herë të parë shtatorin e kaluar në juglindje të Britanisë, ky varianti është përhapur në më shumë se 100 vende. Studime të mëparshme tregojnë se varianti britanik është shumë më ngjitës sesa varianti i parë i virusit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img