11.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Luksemburgu ndanë për Kosovën 2.3 milionë euro për ngrohjen në Prishtinë

Në vlerë prej 2.3 milionë euro është nënshkruar sot Marrëveshja Grant, për përmirësimin e rrjetit të Ngrohtores qendrore në Prishtinë, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW), ku donatorë i këtyre mjeteve është Qeveria e Luksemburgut, ndërsa përfituese është Termokosi.

Në prezencën e të ngarkuarës me punë në Ambasadën e Luksemburgut Anne Dostert, Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Financave Bedri Hamza, drejtori i Zyrës së KfW-së për Kosovë Rene Escheman dhe drejtori i Termokos-it, Naser Canolli.

Me këtë rast, ministri i Financave Bedri Hamza, duke vlerësuar lartë nënshkrimin e Marrëveshjes grant me KfW-në për financimin e zgjerimit të rrjetit të Termokosit në Prishtinë, theksoi se këto mjete janë donacion (para pa kthim) nga Qeveria e Luksemburgut si mbështetje direkte në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Prishtinës dhe Kosovës.

“Jemi shumë mirënjohës ndaj Qeverisë së Luksemburgut, por jemi veçanërisht mirënjohës ndaj taksapaguesve të Dukatit të madh të Luksemburgut. Termokosi është kompani e cila është transformuar falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Institucioneve të Kosovës dhe Donatorëve. Ndërmarrja që deri në vitin 2013 ka marrë subvencione në vlerë prej mbi 20 milionë eurove, sot ofron shërbim modern për qytetarët e Prishtinës”, shtoi Hamza.
Ai tha se ky rezultat është arritur falë investimit që është bërë gjatë mandatit tim të parë në shumën 32.2 milionë euro, grante nga Bashkimi Evropian, Qeveria Gjermane, Qeveria e Luksemburgut, Qeveria e Suedisë, Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës.
“Bashkëpunimi ynë në këtë fazë, ka për qëllim maksimizimin e shfrytëzimit të potencialit që ka krijuar projekti i ko-gjenerimit. Përzgjedhja e zonave të zgjerimit është bërë duke analizuar kthimin më të madh për investimin e mjeteve. Këtë obligim e kemi ndaj taksapaguesve që po e financojnë projektin” shtoi Ministri Hamza.

Ndërsa, në anën tjetër e ngarkuara me punë në Ambasadën e Luksemburgut Anne Dostert, duke falënderuar ministrin Bedri Hamza, Drejtorin e KfW-së dhe Drejtorin e Termokos-it, ajo theksoi se është shumë e kënaqur që të jetë sot këtu në nënshkrimin e kësaj marrëveshje për të filluar një fazë të re të bashkëpunimit me qëllim të përmirësimit të sistemit të ngrohjes në Prishtinë.

“Ne kemi filluar angazhimin tonë së bashku me KfW-në për të mbështetur projektin e ngrohjes qendrore në Prishtinë në vitin 2014, dhe më kujtohet që në fillim kur kemi filluar bashkëpunimin me Termokosin, furnizimi ka qenë vetëm 6 orë brenda ditës dhe me një numër shumë të kufizuar. Ndërkohë lirimi i gazrave ka qenë shumë i madh dhe të gjithë ju e mbani në mend tymin që dilte nga oxhaqet e Termokosit”, shtoi znj. Dostert.

Sipas Dostert, ky projekt ka një qasje shumë inovative dhe sot mund të shohim rezultate impresive nga ky projekt. Pra, të gjitha ato shtëpi dhe banesa që janë lidhur në sistemin e ngrohtores kanë 24 orë ngrohje, e më herët maksimum kanë pasur vetëm 6 orë ngrohje, si dhe kënaqshmëria e konsumatorëve ka arritur në nivelin 94%, ndërkohë që në të kaluarën para se të filloj ky projekt ka qenë vetëm 8%.

Me nënshkrimin e marrëveshjes sot dhe me ratifikimin e saj, Ministria Financave do të përmbyll financimin për fazën e dytë të Investimeve në Termokos, që ka për qëllim ofrimin e kyçjes së shumë qytetarëve të Prishtinës në ngrohje me furnizim të qëndrueshëm. Faza e dytë e investimeve në Termokos do të kap shumën 23.3 milionë euro. Financimi gjegjësisht do të bëhet nga tre donator si vijon:

10 milionë euro nga fondet e Instrumentit të Para Anëtarësimit të Bashkimit Evropian,

10 milionë euro nga Qeveria Gjermane, dhe

2.3 milionë euro nga Qeveria e Luksemburgut.

Vlen të theksohet se Kompania për herë të parë është në gjendje që një pjesë ta financoj vet me shumën 500,000 euro e cila do të mbështetet nga Komuna e Prishtinës me 500,000 euro tjera.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img