2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Lukaku i siguron Belgjikës vendin e parë në grup, “Djajtë” i mbyllin kualifikueset me “manita”

Pritej një fitore spektakolare dhe ashtu rezultoi të ishte. “Djajtë e Kuq” të Belgjikës e kanë mbyllur në mënyrë të mundshme këtë fazë kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, ku arriti të kapë në javën e fundit vendin e parë në grupin F, pas fitores me “manita”, 5 me 0 ndaj Azerbajxhanit të teknikut Gianni de Biasi.

Gjithçka mund të thuhet se u “vulos” që në pjesën e parë, me “bomberin” e Roma-s, Romelu Lukaku, i cili shënoi plot 4 gola, në vetëm 20 minuta, më konkretisht në minutat 17’, 27’, 30’ e 37’ të lojës, duke plotësuar kështu “pokerin” personal, ndërsa për golin e 5-të dhe të fundit të sfidës mendoi “fantazisti” i Arsenal, Leandro Trossad, i cili dërgoi topin në rrjetë në minutën e 90’-të të sfidës.

Përsa i përket renditjes në grupin F, vendi i parë shkon për Belgjikën, me “Djajtë e Kuq”, që e mbyllën fushatën e kualifikueseve në vendin e parë të renditjes, me 20 pikë. Menjëherë pas tyre vjen Austria me 19 pikë, Suedia me 10 pikë, Azerbajxhani me 7 pikë dhe Estonia me 1 pikë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img