12.9 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Luizi tregon pse e la muzikën: Më duhej të vendosja mes zemrës dhe karrierës

Këngëtari Luiz Ejlli me hyrjen si konkurrent në Big Brother VIP Albania arriti ta fitonte simpatinë e publikut brenda një kohe të shkurtër.

Por, artisti shkodran nuk ishte një emër i panjohur pasi vite më parë Luizi mori pjesë në shumë festivale në Shqipëri si “Ethet e së premtes”, “Kënga Magjike” dhe “Festivali i Këngës”.

Ejlli madje ishte përfaqësuese i Shqipërisë në “Eurovision 2006” me këngën “Zjarr e ftohtë”.

 

 

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Megjithatë, ai u largua nga skena e muzikës për vite me radhë dhe bëri një rikthim në publik me pjesëmarrjen në këtë edicion të BBVA.

Gjatë rrugëtimit të tij në shtëpinë e famshme, Luizi ka folur rrallë herë për jetën e tij private.

Por, së fundmi gjatë një diskutimi me banoren nga Kosova, Nita Latifin, Luizi ka treguar se pse vendosi të largohej nga muzika.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Këngëtari nga Shkodra tha se vendimi për të lënë muzikën ishte sepse zgjodhi të ndiqte zemrën.

 

 

“Kam vepruar shumë me zemër, vendimet që kam marrë më bën që të hiqja dorë prej karrierës dhe prej të gjithave, kur isha në maje më duhej të zgjidhja mes zemrës dhe karrierës dhe zgjodha zemrën dhe dola prej tregut që më doli zhgënjim dhe ishte shumë vonë të rifilloja, përditë po bëhej më e mërzitshme jeta jashtë, vështirësitë, nuk përballohej vetëm dhe u dorëzova thash po i lë të gjitha dhe po iki për në Amerikë”, tha Luizi.

Luizi deklaroi se edhe pse dikur u zhgënjye nga dashuria tani të njëjtën e ka gjetur te partnerja e tij, Kiara Tito, me të cilën krijoi lidhje brenda BBVA.

“E lash sepse ose të shkoja pas zemrës dhe të ikja nga Shqipëria, ose me qëndruar në Shqipëri dhe me humb atë, nuk mbaroi ashtu siç e mendoja, dhe unë sot në sytë e Kiarës dhe mënyrën se si më sheh, shoh se si e kam parë unë dikur atë dhe me  e ditur që vras vetën unë nuk e zhgënjejë se e di çfarë përjetimi mund të marrë, siç e kam pësuar unë dikur”, u shpreh ai mes tjerash.

Tutje, ai tha se i arriti të gjitha në një moshë të re, por besimi në njerëz të gabuar e bëri të zhgënjehej dhe tani po tenton të ringritet sërish.

 

 

“Jeta mi dha të gjitha, por mi dha në një moshë të re që nuk dija çfarë kam, as çfarë mund të arrija e çfarë të bëja, por po kjo jetë më rrëzoi. Unë prandaj rrëzohem në jetë për të mësuar të ringritem, unë këtë e shoh si ringritje që jam duke tentuar të bëjë, nëse e arrijë e di që do të jetë shumë gjë e mirë se më kujtohet vetja kur kam qenë mirë, gabimet që kam bërë, njerëzve që iu kam besuar, mënyra si më kanë shfrytëzuar dhe sot në këtë moshë nuk mund të ndodhë më”, pranoi Luizi./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img