Në Post Big Brother VIP Albania 2 janë diskutuar shumë gjëra që kanë ndodhur brenda ndërmjet banorëve.
E kësaj radhe u pyet Luiz Ejlli nëse e kishte menduar se do ta gjente dashurinë në një format të tillë.
Ai u shpreh se nuk e kishte menduar ndonjëherë e as nuk kishte në plan, por ja që jetës nuk i dihet.
I njëjti shton se kjo mund të ndodh në çdo vend në rrugë e kafe, e jo vetëm në këtë ‘reality show’.
Luizi dhe Kiara ndërkohë janë çifti i parë dhe i vetëm i krijuar në edicionin e dytë të Big Brother.