3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Luizi: Nuk kam besim te Efi, në këtë lojë nuk ka shokë

Ditëve të fundit Luiz Ejlli e ka dëshmuar që ende ka hatërmbetje me Efi Dhedhes, me të cilin krijuan një shoqëri me njëri-tjetrin brenda Big Brother VIP Albania.

Me rikthimin e Efit dyshja kishin disa debate që lidheshin me një reagim që ajo kishte bërë jashtë shtëpisë së famshme në lidhje me një situatë të këngëtarit me partneren e tij, Kiara Tito.

Një pjesë e shkurtër e klipit ku Efi bënte një deklaratë që mbronte Luizin, por në anën tjetër ‘sulmonte’ Kiarën bëri që raporti i thyer të mos ishte i njëjtë.

Megjithatë, Luizi dhe Efi arritën që ta rregullojnë marrëdhënien deri së fundmi kur këngëtari nisi të bënte disa deklaratë kundër saj me banorët e tjerë.

Edhe ditën e sotme (e shtunë) teksa ndodhej me Jori Dellin në oborrin e shtëpisë, Luizi tha se nuk ka besim tek Efi dhe se ajo ka nevojë për të që të ecë përpara në rrugëtimin e saj brenda BBVA.

“Efit nuk i besoj, ajo thjeshtë ka nevojë për mua që të ecë, e shfrytëzon këtë gjë, Efit nuk po ia varte askush kur hyri, prandaj donte të dilte, në momentin që i shtriva dorën unë iu bë fushë me lule, e mbështeta kur ishte në debate me Kristi, Dean dhe Nitën, i rrija në krahë pak rëndësi nëse kishte të drejtë apo gabim,  dhe kështu depërtojë dhe tani ndihet e sigurt se thotë kam Luizin”, tha Luizi.

“E justifikon duke thënë e kam shumë shok, në këtë lojë nuk mundesh të kesh shokë sepse të gjithë jemi për të eliminuar njëri-tjetrin, mund të kesh marrëdhënie të mira, por shoqëria shihet jashtë jo brenda dhe problem është se e unë jashtë e kam parë Efin si është, doli klipi këtu se çfarë ka bërë kur ka qenë jashtë që e përdori për qëllime të saj personale”, u shpreh tutje ai.

Ndërkohë, për të gjitha këto deklarata kundër saj, Luizi e paralajmëroj Efin se do të mund t’i shihte sonte gjata spektaklit të radhës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img