Luizi do të jetë nën një bluzë me kundërshtaren e tij më të fortë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Oltën.
Kjo për shkak të sfidës së vendosur nga “Vëllai i Madh”, ku banorët do të jenë të ndarë në dyshe brenda bluzave “siameze”.
Kjo ka bërë që banorët edhe nominimet e tyre t’i bëjnë së bashku tek “Dhoma e Rrëfimeve”.
E nominimet e Luizit dhe Oltës kanë shkaktuar të qeshura pafund në spektaklin e sotëm.
Derisa Luizi ka nominuar dy nga banorët e ri që kanë hyrë gjatë ditëve të kaluara në BBVA, Olta ka zgjedhur ta nominojë vetë Luizin, ndërsa ka shfrytëzuar rastin të përshëndes edhe bashkëshortin e saj, Dorin.
E kjo ka nxitur reagimin e menjëherëshëm të Luizit.
“Nuk e di si e duron more Dor”, ka thënë ai.
“Ç’ti bëjmë Kiarës e Dorit se ne do ishim çifti më i mirë në planet”, ka thënë tutje Luizi.