Luiz Ejlli ka treguar më shumë për jetën e tij pas daljes nga BBV në “Më lër të flas”. Ai tha se këto ditë ka jetuar me Kiarën në shtëpinë e saj, por sot ka marrë një shtëpi të tijën.
Luizi tregoi se shtëpinë nuk e ka marrë pranë Kiarës, por nuk e zbuloi vendndodhjen pasi fansat do të mblidheshin aty.
“Dua të kem shtëpinë time. Nuk dua t’i dalë fjala Oltës. E gjeta shtëpinë, sot do të hyj. Nuk e them vendndodhjen e shtëpisë. Është apartament në një lagje të thjeshtë. Unë dal herët nga shtëpia e vesh këpucët në makinë”, tregoi Luizi./PrishtinaPress/